Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar propozimin e SHBA-së, BE-së dhe shteteve të Quint-it dhe nga e mërkura e 31 janarit ndalon përdorimin e dinarëve në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Si reagim, presidenti serb Vuçiç ka thirrur një takim urgjent me disa ministra për të rënë dakord për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Beogradi.

“Përkundër rekomandimeve të Uashingtonit, Brukselit dhe vendeve perëndimore, qeveria në Prishtinë ka vendosur të ndalojë përdorimin e dinarëve”, shkruajnë mediat serbe.

Propozimi perëndimor ishte që vendimi të shtuhej për një periudhë tranzitive, por Prishtina zyrtare nuk ka reaguar.

Vendimi Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme në euro, thotë se synon të zvogëlojë paratë e falsifikuara, mbrojnë stabilitetin financiar, si dhe të rrisë transparencën e flukseve të parasë në Kosovë, paçka ndikimit që mund të ketë kjo te komunitetet serbe, të cilat operojnë me dinarë.

Deri më tani, dinari serb është përdorur në Kosovë në zonat ku jeton popullata shumicë serbe, të cilët marrin paga, pensione, ndihma sociale apo lloje të tjera të kompensimeve nga buxheti i Serbisë.

Deri më tani, dinari është paguar përmes degëve të palicencuara të Postës së Serbisë në Kosovë dhe përmes Komercijalna Banka, e cila ka ndërprerë aktivitetin në Kosovë më 1 shkurt, pasi së fundi është blerë nga NLB Bank.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re