Skip to content

Kurti tha se për 1 orë e gjysmë nuk u përmend fare Serbia dhe Ballkani, vetëm Kosova dhe Shqipëria. Rama: Këta tani kujtojnë se ne nuk flasim me njëri-tjetrin

Në përfundim të konferencës të 2 kryeministrave, të Shqipërisë dhe të Kosovës janë bërë edhe disa batuta nga ana e liderve të dy vendeve shqiptare.

Kurti tha se gjatë mbledhjes për 1 orë e gjysmë, kishin diskutuar gjatë mbledhjes vetëm ministrat e qeverive dhe se në asnjë moment nuk ishte përmendur fjala Ballkan apo Serbi por vetëm Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërsa Rama i ktheu batutën duke i thënë se tashmë, gazetarët do mendonin se nuk flisnin njëri me tjetrin përderisa nuk kanë folur shumë gjatë mbeldhjes.

Albin Kurti: Për 1 orë e gjysmë ne nuk kemi folur fare, vetëm ministrat tanë, nuk është përmendur as fjala Ballkan as Serbi por vetëm Kosova dhe Shqipëria.

Edi Rama: Këta do thonë që nuk kanë fol fare me njëri-tjetrin flasin ministrat se këta nuk flasin me njëri tjetrin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb