Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka prezantuar “Alternativën e Lëvizjes me katër hapa për bisedimet me Serbinë”.

 

Përmes një konference për mediat Kurti ka theksuar se hapi i parë që ai ka dhënë është se duhet bërë shqyrtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjet e tij.

 

Ai ka përmendur platformën me parime për dialogun me Serbinë, si dhe ka thënë se bisedimet nuk duhet të jenë një skenar,  kurse ekipi negociator duhet të jetë me legjitimitet nga Kuvendi.Kurti u ka bërë thirrje AAK-së dhe Nismës që mos të bëjnë pjesë në ekip negociator, në mënyrë që Presidenti Hashim Thaçi të mbetet i vetëm.

 

Ndër të tjera i pari i Vetëvendosjes tha se rrugës drejt azilit politik në Rusi, do të jetë edhe Hashim Thaçi. Këtë deklarim Kurti e ka bërë duke pasur për referencë takimin që Thaçi zhvilloi së fundi në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re