Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili tashmë mund të quhet dhe lideri i partisë opozitare më të madhe në Kosovë ka paralajmëruar tubimin e parë pas rrëzimit nga qeveria. Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës duke mbajtur distancë.

Kurti thotë se java tjetër është “Java e Lëvizjes” që përkon dhe me 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15- vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes.

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re