Skip to content

Kurti: Vetëm njohje reciproke/ “Për Ballkanin e Hapur nuk kam ndryshuar qëndrim”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot gjatë Samitit Dixhital që po mbahet në Prishtinë, se ai nuk i komenton dokumentet pa autor duke iu referuar një dokumenti që thuhet se Brukesli ia ka paraqitur Prishtinës dhe Beogradit.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Unë e pranoj se raportet e Kosovës me Serbinë nuk janë normale. Këto raporte normalizohen me marrëveshje të obligueshme ndërkombëtarisht, me qendër njohjen reciproke, qarkullojnë dokumete të ndryshme mirpo nuk është e dobishme dhe e drejtë që unë ti komentoj ato dokumenete që nuk kanë as autor por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve, mirëpo dialogu ku unë marrë pjesë janë ato bisedimet e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje duhet të merrni dokumentet zyrtare, pasi nuk është mirë që të komentojmë për autor i cili nuk dihet.

 

 

I pyetur për thirrjen e përsëritur të kryeministrit Rama që Kosova t’i bashkohet “Open Balkan”, Kurti pohoi se qëndrimi i tij ende nuk ka ndryshuar.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Sa i përket nismës Open Balkan, nuk kam qëndrim të ri për këtë që të mund tju ofroj në përgjigje të re.

 

 

Kreu i qeverisë së Kosovës konfirmoi edhe lajmin që qarkulloi rreth një atentati ndaj tij.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate. Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dalë unë e kam ditur shumë më herët se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin.

 

Gjatë samitit Dixhital u diskutua edhe për sigurinë kibernetike ku kryeministri i Kosovës theksoi se po punohet me aleatët për të rritur sigurinë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë