Kryeministri Albin Kurti u detyrua të sqarojë deklarimet mbi luftën, në një seancë ku opozita i bëri presion që të zgjidhte situatën me grevën e stafeve arsimore.

Kryeministër, gjej zgjidhje, në vend që të frikësosh popullin me deklaratat e tua se do të ketë luftë në Ballkan dhe vëmendja të shpërqendrohet nga greva”, iu drejtua Time Kadrijaj, deputete e AAK, pas së cilës erdhi përgjigja e të parit të qeverisjes kosovare:

 “S’kam thënë që do të ketë luftë, por kam thënë që mund të ketë luftë. Vetëm një moment, unë kam thënë mund të ketë luftë. Por, nga ana tjetër, është papërgjegjësi që unë si kryeministër, kur i ke 48 baza ofensive rrotull Kosovës, të them që nuk do të ketë kurrë luftë”.

Gjithashtu, Albinit iu kujtua e kaluara e tij në opozitë, nga opozita e sotme, aksionet e ashpra politike deri me gaz lotsjellës. Edhe për këtë, Kurti e pati një përgjigje:

“Unë nuk kam qenë kurrë radikal për nga karakteri, por nga tema. Arsyeja pse s’ka nevojë të jem radikal nuk është se jam bërë kryeministër, por sepse nuk është ’Zajednica’ duke u ratifikuar këtu”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re