Pas 10 deputetëve të dorëhequr të Srpska-s, është zëvënëdsuar dhe ministri i Minoriteteve. Kryeministri Kurti emëroi politikanin serb, Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, në vend të Goran Rakiçit. Ky i fundit ishte dhe njeriu që udhëhoqi vendimin Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rakiç kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Në fund të nëntorit, zyrtarët serbë u larguan në shenjë proteste nga institucionet për të kundërshtuar vendimin e kryeministrit Kurti për targat. Nisur nga kjo gjë, presidentja Osmani caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 18 dhjetor në 4 komunat në veri të Kosovës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re