Kryeministri Ramush Haradinaj hodhi poshtë qëndrimin e Austrisë se Vjena është e gatshëm të pranojë ndonjë marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë korrigjimin e kufijve.

Duke potencuar se “ideja e ndryshimit të kufijve ka vdekur”, Haradinaj theksoi se një skenar i tillë ka rezultuar vetëm me tragjedi në Ballkan.

Reagimi i shefit të qeverisë së Prishtinës, erdhi pasi Kancelari austriak Sebastian Kurz tha gjatë një vizite në Kosovë se vendi i tij, kryesues i presidencës së BE-së, do të pranojë çdo zgjidhje të arritur mes Serbia dhe Kosovës, duke përfshirë korrigjimin e kufijve.

Kurz vizitoi Beogradin dhe më pas Prishtinë, duke u interesuar për zhvillimet në dy dhe mes dy vendeve dhe përcjelljen e qëndrimeve të qeverisë që kryeson.

Ndër të tjera, gjatë qëndrimit në Prishtinë, kancelari Kurz tha se ai ishte i kënaqur që Austria është një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe se për këtë arsye

“Unë jam i kënaqur që ne jemi një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë, kështu që pyesni popullin e Kosovës nëse e mbështet dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, sepse unë mendoj se rezultati i suksesshëm i këtij dialogu është baza e perspektivës suaj evropiane dhe, gjithashtu, një mundësi për të jetuar së bashku në paqe dhe stabilitet”, tha kancelari austriak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re