Kancelari austriak Sebastian Kurz kritikoi Bashkimin Evropian për mënyrën e luftimit të koronavirusit, duke thënë se nuk kishte ndonjë propozim të mirë nga Brukseli për të zgjidhur problemin.

“Nëse një propozim i mirë do të vinte nga Brukseli, ne do ta pranonim menjëherë. Në vend të kësaj, Bashkimi Evropian kritikoi Austrinë për mbylljen e kufijve të saj. Propozimet të tilla si ‘ju lutemi mbajini kufijtë hapur’ në këtë kohë nuk mund të konsiderohen serioze”, tha ai për televizionin shtetëror austriak ORF dhe shtoi se gjëja më e rëndësishme ishte mbrojtja e popullatës së vet.

Kancelari Kurz, për momentin, tha se nuk sheh sinjale konkrete që do të lejonin heqjen e kufizimeve.

“Eshtë e vërtetë që kohërat e vështira janë thjesht para nesh. Ne duhet të bëjmë gjithçka tani, në mënyrë që kjo stuhi të mos na godasë aq shumë sa Italinë”, tha ai.

Në Austri, sipas të dhënave të fundit, 9,618 janë të infektuar me virusi koronar, me 108 humbje jete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re