Skip to content

Kurz takon Vuçiç: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kusht për anëtarësimin në BE

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një takim me presidentin serb Aleksander Vuçiç, ka diskutuar rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

 

Ndërkohë para arritjes në Beograd, Kurz tha se shpreson që vizita e tij të jetë një sinjal i qartë i BE-së për përkrahjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Përendimor në Union.

 

Gjatë takimit me Vuçiç, kancelari austriak i bëri të qartë presidentit serb se pa marrëveshje përfundimtare me Kosovën s’ka anëtarësim në BE.

 

Gjithashtu pritet që mbrëmjen e kësaj të hëne kancelari austriak të vizitojë dhe Kosovën, ku përveç takimeve me liderët shtetërorë, ai pritet të vizitojë edhe bazën e KFOR-it austriak.