Kancelari austriak Sebastian Kurz u bëri thirrje kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për takim pune në Vjenë, të hënën më 19 nëntor.

Në bisedimet do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Bosnjes.

Gjithashtu, do të marrë pjesë dhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Komisioneri për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë, Mariya Gabriel.

Detajet e takimit nuk janë përfshirë në njoftim.

Kancelari austriak, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian, ishte kohët e fundit në Beograd dhe Prishtinë, ku ai bëri thirrje për rifillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës dhe tha se pa një marrëveshje nuk ka hyrje në BE.

Përveç kësaj, ai theksoi se pozicioni i Austrisë, por edhe shumica në BE, është që të gjitha zgjidhjet që dalin nga dialogu duhet të mbështeten.

Kurz tha më parë se BE do të ishte e plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtarë të Bashkimit.

Ai deklaroi se BE ka një vizion të qartë të paqes dhe prosperitetit në kontinentin e vjetër.

“Stabiliteti dhe siguria e afatgjatë për rajonin dhe BE-së mund të sigurohet vetëm nëse rajoni është pjesë e Unionit”, theksoi Kurz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re