Nga data 25 shkurt deri më datë 25 mars, fermerët dhe blegtorët kanë afatin e aplikimit për subvencione për të përfituar naftë falas.

Në ditën e parë të aplikimit, fermerëve ne rang kombëtar që kanë tentuar të marrin shërbim në orët e para të mëngjesit, kanë konstatuar bllokim të serverit të “e-albania”.

Ngutja që në orët e para të mëngjesit vjen pas deklaratave të përfaqësuesve të ministrisë se kush aplikon i pari, përfiton më shpejt. Si pasojë në pikat e AZHBR-së janë formuar radhë të gjata pasi fermerët kanë vrapuar për të aplikuar sa më shpejt por ka probleme me serverin. Në rast ezaurimit të fondeve, çdo fermerë apo blegtorë që është shpallur fitues, nuk mund të përfitojë.

Kjo skemë aplikimi është kundërshtuar edhe nga Kryetari Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor i cili shprehet se “fati” i bujqësisë nuk duhet të varet nga cilësia e laptopit apo celularit se kush bën aplikimin më shpejt, por duhet të përfitojnë të gjithë fermerët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re