Skip to content

Kush bën dy punë do të paguajë tatime shtesë

Duke nisur nga ky vit cdo qytetar që kryen më shumë se një punë do të duhet të paguajë detyrimet fiskale për cdo pagë që merr. Ndryshimi ligjor I cili parashikon përfshirjen e rreth 24 mijë të dy apo më shumë të punësuarve,që  do të paguajnë tatim mbi të ardhurat, si dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për cdo pagë. Në fund të muajit prill 2021, ata do të duhet të dërzojnë në tatime  deklaratën e të ardhurave personale.

Aktualisht deklarata e të ardhurave personale dorëzohej vetëm nga ata që kishin të ardhura mbi 2 mln leke në vit. Por ndryshimi ligjor e ka bër detyrues për cdo person që kryen më shumë se një punë, pavarsisht të ardhurve që siguron. Administrata tatimore thotë se kush nuk e dorzon këtë deklaratë do të penalizohet. Por deri më tani ministria nuk ka nxjerrë ndonjë formular të thjeshtuar  për plotësimin e saj

Penalizimi parashikon një gjobë prej 5 mijë lekësh, për mos plotësim të deklraratës. Por paralelisht penaliteti shtrihet edhe më tej për mos pagim në kohë të detyrimeve fiskale si dhe kamatavonesat që lidhen nga koha e shmangjes. Sipas të dhënave nga tatimet, plotësimi I kësaj deklarate është e rëndësishme, pasi vit pas viti ajo shërben edhe si një pasqyre të ardhurave dhe shpenzimeve, një porces ky I cili në një pjesë të mirë të rasteve ka përjashtuar nga sistemi njerzit e drejtësisë.