Pasardhësi i saj në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës, ministri i Financave Olaf Scholz, dhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi konsiderohen si kandidatë për të marrë petkun e saj të ‘monarkut’ evropian.

Largimi i kancelares gjermane Angela Merkel nga skena politike pas 16 vitesh, jo vetëm që do ta çojë Gjermaninë në një epokë të re, por edhe do të tronditë ekuilibrin e fuqisë në Bashkimin Evropian.

Pasardhësi i saj në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës, ministri i Financave Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi konsiderohen si kandidatë për të marrë petkun e saj të “monarkut” evropian, raporton AFP.

Por analistët paralajmërojnë se asnjëri prej tyre nuk është i aftë për momentin, duke pasur parasysh sfidat e shumta të pazgjidhura me të cilat përballet BE-ja, nga mosmarrëveshjet e brendshme mbi sundimin e ligjit deri te rreziku i margjinalizimit gjeopolitik dhe pasojat e Brexit.

E lavdëruar për dorën e saj të fortë në udhëheqjen e BE në të gjitha krizat, Merkel, e cila do të largohet nga politika kur Scholz të zgjidhet zyrtarisht kancelar në dhjetor, po largohet nga skena, megjithëse është ende shumë e njohur brenda dhe jashtë vendit.

“Angela Merkel konsiderohet si një nga politikanet më të rëndësishme të gjeneratës së saj, si liderja de facto e Bashkimit Evropian dhe ‘liderja e botës së lirë’”, tha Sebastian Reiche nga shkolla spanjolle e biznesit IESE.

Në një sondazh të fundit nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), 41 përqind e qytetarëve evropianë thanë se do të votonin për Merkelin nëse do të mundnin. Nga ana tjetër, vetëm 14 për qind zgjodhën Macron.

Ndërkohë, largimi i saj mund t’i hapë rrugën gjysmës tjetër të motorit të Evropës – Macron – për të marrë drejtimin.

Largimi i kancelares “mund të mundësojë zhvillimin e vizionit francez për një Evropë të fortë, kjo është ambicia që Macron ka mbrojtur që kur erdhi në pushtet”, tha Alexandre Robinet-Borgomano i Institutit Montaigne.

Macron po kryeson në garën për petkun e Merkelit, tha Helen Thompson nga Kembrixhi, megjithëse “përpjekjet e tij të vetëshpallura për t’i dhënë Bashkimit Evropian një qëllim të qartë politik, deri më tani janë penguar”.

Mes një ndryshimi të qeverisë në Berlin, Macron nënshkroi së fundmi një marrëveshje të re bashkëpunimi dypalësh me Italinë.

Edhe pse presidenti ambicioz 43-vjeçar pretendon se Parisi nuk dëshiron të zëvendësojë boshtin franko-gjerman, marrëveshja vjen në një kohë kur BE-ja po riorganizohet pas Brexit-it.

Megjithatë, lideri francez pret zgjedhje në vitin 2022, para të cilave e djathta ekstreme po forcohet.

Cilido qoftë rezultati i tyre, Franca mund të jetë e preokupuar me politikën e brendshme për një kohë, gjë që do të zvogëlojë hapësirën e saj për zhvillimin e një vizioni madhështor për Evropën.

Scholz, 63 vjeç, një politikan me përvojë që ishte anëtare e dy qeverive të Angela Merkelit, mund të shfrytëzonte rastin për t’u bërë pasardhësi i saj evropian.

Por analistët paralajmërojnë se kohët kanë ndryshuar dhe se “merkelizmi” mund të mos jetë i përshtatshëm për epokën e re.

Nuk dihet ende nëse Scholz, i cili u portretizua si Merkel i dytë në fushatën zgjedhore, madje duke kopjuar gjestet e duarve të saj, do të dalë nga hija e saj dhe do të marrë një rrugë më radikale.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re