Skip to content

Kush do i kalojë në sitë pasuritë e ‘kokave të mëdhaja’/ I besuari i socialistëve jep dorëheqjen në minutat e fundit nga gara, dy emrat që iu çuan Kuvendit

Teksa mandati i kreut të ILDKPI Shkëlqim Ganaj, është drejt përfundimit, këtë të mërkurë Kuvendi do të zgjedhë drejtuesin e ri. Gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve, u dëgjuan 5 kandidatët që kishin paraqitur dosjet e tyre, dhe iu kaluan për votim Kuvendit vetëm dy prej tyre.

Mësohet se dy emrat që u përzgjodhën janë dy zonja, Evgjeni Bashari dhe Helena Papa. Nën zë thuhet se emri që gëzon një mbështetje më të madhe është ai i Basharit, e cila derimë tani ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ILDKP-së.

Një prej emrave që ka suprizuar me vendimin e tij për t’u tëhequr nga gara është Eridjan Salianji, i cili deri pak kohë më parë ishte përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedheve. Salianji ka mbajtur dhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb