Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të mbante përgjegjësi për krizën e shkaktuar në vend. Duke ndjekur këtë retorikë, njëra prej gazetareve pyeti kryedemokratin se kush do të mbante përgjegjësi për situatën e shkaktuar brenda PD.

Basha tha se u çudit që pyetja zgjati kaq shumë dhe shtoi se nuk ishte në konferencë për të folur për këtë cështje por për dicka që vërtet po i dëmton shqiptarët. Ndër të tjera kryetari i opozitës tha se nuk do të lejonte askënd që të merrte peng temën që vërtet shqetësonte qytetarët shqiptarë.

Gazetarja: Kush do të mbajë përgjegjës për situatën brenda PD?

Kryetari i PD, Lulzim Basha: U cudita që zgjati kaq shumë pyetja jote, përgjigjia është e qartë, kjo konferencë ka të bëjë me dicka që lidhet me qytetarët dhe bukën e gojës së tyre. Me gjithë respektin ndaj jush kam vendosur që sot mos të lejoj asnjë padron tuajin që të marrë peng këtë diskutim jetik për shqiptarët për tema të tjera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re