Shtëpia e Bardhë parashikon të zëvendësojë së shpejti, Rex Tillerson në krye të diplomacisë amerikane me drejtorin aktual të CIA-s, Mike Pompeo, shkruan gazeta “New York Times”.
Sipas saj, sekretari i përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë, John Kelly po e përgatit këtë tranzicion që do të ndodhë në javët e ardhshme.
“New York Times” theksoi se nuk ishte në dijeni nëse Donald Trump kishte dhënë miratimin final për këtë lëvizje.
Marrëdhëniet mes Trump dhe Tillerson janë të tendosura dhe dorëheqja e mundshme e ish-kreut të gjigantit të naftës ExxonMobil është bërë objekt spekulimesh që prej disa muajsh./kp/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re