Sali Berisha ka folur për garën që do të zhvillohet në Partinë Demokratike për kryetarin e ri.

Ish-kryeministri mbrëmjen e sotme deklaroi se përballë tij çdo kandidat që do të dalë do të ketë sigurinë që do të zhvillohet një garë bazuar në rregulla demokratike.

“Kush do të jetë ai që do të garojë përballë Berishës në PD? “Kjo do të jetë një garë e bazuar në rregulla dhe norma të një gare të lirë, natyrisht unë nuk mohoj autoritetin moral të Sali Berishës, kam dëgjuar mbështetës fantastik të kundërshtarëve të mi të flasin për kultin e individit. Ka kult që bazohet nga frika e terrorit të shtetit, por në rast se flasim për një admirim të mbështetësve të Sali Berishës pas 8 vitesh kur unë humba çdo lloj mbështetje , mendoj se krahasohet e pakrahasueshmja. Prej 8 vitesh shqiptarët përvec avokatie për interesin e tyre kombëtar ata nuk kanë parë asnjë akt të pushtetit apo masë ku Sali Berisha ka ndikuar në jetën e tyre. Të flasësh për një kult individi për një njeri që ka 8 vite asnjë pushteti vec pushtetit moral është një lloj mjerimi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re