Me një helm paralizues nervor mendohet se është helmuar ish-agjenti Sergej Skripal pranë Londrës. A qenë punonjës të shërbimeve të fshehta që donin ta vrisnin agjentin e dyfishtë?

Ish-agjenti i dyfishtë rus Skripak dhe bija e tij Yulia, sipas policisë britanike janë viktimta të një helmi nervor. Hetimet po bëhen për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Bëhet fjalë për “një përpjekje për vrasje me paramendim duke përdorur një lëndë luftarake nervore”, tha shefi i policisë britanike anti-terror, Mark Rowley. Të dhëna më të hollësishme për lëndën luftarake të përdorur ai nuk bëri. Të dy i kanë “sulmuar qëllimisht”. Edhe një nëpunës policie ndodhet ndërkohë në gjendje kritike për jetën, tha Rowley.

Skripali dhe e bija u gjetën të dielën pa ndjenja me shenja helmimi në qytetin e vogël të Anglisë Jugore, Salisbury. Që atëherë ata luftojnë në një klinikë për jetën.

Përfundimet e policisë britanike pritet t’i ushqejnë më tej spekullimet se pas atentatit me helm mund të qendrojë Kremlini. Ky rast çoi në një shkëmbim të vrullshëm argumentash diplomatike midis Moskës dhe Londrës.

Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson bëri të ditur se do të pasojë një reagim “i përshtatshëm dhe solid”, nëse forcohet dyshimi për një dorë shtetërore në këtë rast. Asnjë përpjekje për të marrë jetë të pafajshme në tokën britanike nuk do të mbetet pa sanksione ose i pandëshkuar, tha Johnson duke e fshehur vetëm pak se në mendje kishte Moskën.

Ministria e Jashtme në Moskë i akuzoi institucionet britanike për një fushatë antiruse. Ende pa u sqaruar faktet bëhen akuza kundër Rusisë, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Saharova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re