Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, zyrtarizoi emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë që mazhoranca ka përcaktuar kandidaten e saj, opozita ende nuk ka një emër të konfirmuar. Belind Këlliçi ka përmendur disa emra potencialë nga opozita përballë Manastirliut: Ilir Alimehmetin dhe Jorida Tabakun.

Numri i bashkive që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme ka arritur në gjashtë. Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, që mbetën pa kryetarë pas zgjedhjes së tyre si deputetë më 11 maj, listës i shtohen edhe Tirana, Vlora dhe Cërriku. Në Vlorë, dorëheqja e papritur e Ermal Dredhës ka lënë bosh drejtimin lokal, ndërsa në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla është emëruar ministër i Bujqësisë në kabinetin “Rama 4”.

Ndërkohë, Ervin Demo (Berat), Tërmet Peçi (Tepelenë) dhe Agron Malaj (Mat) do të betohen sot në Kuvend si deputetë. Data zyrtare e zgjedhjeve të reja pritet të shpallet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re