Hithrat djegëse janë të sigurta kur konsumohen si ushqim ose aplikohen në lëkurë. Megjithatë, në disa raste mund të shkaktojnë probleme me stomakun dhe djersitje. Ndërsa kontakti i tyre drejtpërdrejt me lëkurën mund të shkaktojë irritim të kësaj të fundit.

Kush duhet të ketë kujdes me përdorimin e hithrave:

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji – Hithrat djegëse nuk janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënës. Ato mund të stimulojnë kontraksionin e mitrës dhe të shkaktojnë abort. Duhet të shmangni përdorimin e tyre gjithashtu nëse po ushqeni fëmijën me gji.

Diabet: Ka të dhëna që tregojnë se gjethet e hithrës mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak. Prandaj, njerëzit që marrin trajtime për diabetin duhet të kenë kujdes me përdorimin e kësaj bime mjekësore pasi mund të rrisë rrezikun për ulje shumë të madhe të sheqerit në gjak. Mund ta përdorni atë vetëm duke monitoruar me kujdes sheqerin në gjak nëse keni diabet.

Tension i ulët i gjakut: Gjethet e hithrës mund të ulin tensionin e gjakut. Nëse keni tension të ulët të gjakut, konsultohuni me një mjek nëse duhet ta përdorni këtë bime mjekësore.

Probleme me veshkat: Gjethet e hithrës shtojnë shkarkimin e urinës. Nëse keni probleme me veshkat, konsultohuni me mjekun para se të nisni përdorimin e hithrave.

Dozat

Doza e duhur e hithrave varet nga disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë. Aktualisht, nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozat e sakta për hithrat. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta dhe dozat e tyre kanë shumë rëndësi.

Për t’u siguruar për efikasitetin e tyre në shëndet, konsultohuni më parë me mjekun para se t’i përdorni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re