Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kajro, Spartak Topollaj ka qenë sot i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun”, ku ka diskutuar mbi situatën e ndezur ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, për të cilën tha se është një konflikt me rrënjë të thella, ku shtrihen një sërë interesash.

“Mbi 200 është numri i të vrarëve, 9-10 nga të cilët janë izraelit, ky konflikt ka rrënjë të thella, janë dy popuj që pretendojnë Jeruzalemin, vend i pretenduar nga të dy, ku lindën të treja fetë. Ndodhet xhamia më e madhe në botë, që u përdor si pretekst për lëshimin e raketave nga Hamasi drejt territorit izraelit.

Rusia ka raketa me një rreze shumë të gjatë, që do të kishin rrezikshmëri të madhe për të bërë dëme njerëzore në popullsi civile. Forcat izraelite hynë të armatosur në xhami, dhe kërkuan heqjen e autopolantëve, por kjo ishte preteksti pasi përplasjet kishin filluar që më parë.

Hamasi është një organizatë që ka lindur nga xhihadi, pjesë e ekstremizmit islamik, do të thotë ndryshe lëvizja për mbrojtjen e myslimanëve”, u shpreh Topollaj.

Xhaxhiu: Kush e mbështet mbi dhe nën sipërfaqe Hamasin?

Topollaj: Tashmë është e njohur që Kremlini do ta ketë shumë kohë dorën e gjatë, nuk mund të rrijë pa u përzjerë. Putinin ne e dimë që është shndërruar në një autokrat, nuk është më ajo Rusi që i kishin rënë poturret, pas mbytjes së nëndetëses ruse Kurtz, me 180 shkencëtarë, Putin erdhi me një javë vonesë, dhe nëndetësen ja nxorrën britanikët, ka shtuar investim në ushtri.

Rusia e ka dorën e gjatë se ka interesa të mëdha, e ka ndihmuar vazhdimisht Iranin për përgatitjen e reaktorëve atomikë,  për prodhimin e armëve nukleare. Irani gjithashtu ka investuar shumë në ushtri, përfshirë dhe raketat që lëshohen nga Gaza në territorin izraelit. Hamasi përdor si mburojë njerëzore fëmijët dhe gratë, dhe godinat që shërbejnë si spitale apo shkolla.

Xhaxhiu: Kush e mban të ndezur konfliktin?

Topollaj: Ata që duan ta mbajnë të ndezur konfliktin dihet se kush janë, forcat ekstremiste dhe radikale, që konsiderohen dhe si forca terroriste, përfshirë vetë Hamasin.

(E.K/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re