Me xhup ngjyrë gri me shirit të zi, dhe tuta ngjyrë gri dhe një palë atlete të bardha, personi në foton më poshtë është shpallur zyrtarisht i humbur.

Mendohet që i riu është në moshën 30 vjeç. Ajo që i ka bërë të vështira kërkimet është se deri më tani askush nuk ka denoncuar ndonjë familjar të humbur, në moshën dhe me karakteristikat e tij.

Personi në fjalë e ka pasur të pamundur të japë të dhëna se nga vjen e ku shkon, pasi mendohet se është shurdh-memec dhe prej datës 25 dhjetor ndodhet në mjediset e Komisariatit të Lushnjes.

Ai është gjetur i pa ushqyer, i ulur në një cep në një nga trotuaret e lagjes ‘18 Tetori’ në Lushnje.

I riu ndodhet i strehuar në këtë Komisariat, ndërsa policia ka bërë publike foton e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re