Drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, tregoi se kush e përfiton pagën e luftës gjatë periudhës së pandemisë.

“Përfituesit e pagës së luftës janë subjektet që kanë qenë në punë dhe nga pandemia nuk janë më në punë. Personat që kanë qenë të regjistruar si të papunë para pandemisë nuk janë përfitues të pagës së luftës”- tha Ibrahimaj në “Open”.

Drejtoresha e Tatimeve tha se të gjitha pagat e luftës do të merren pavarësisht gabimeve që mund të kenë bërë aplikuesit gjatë aplikimit.

“Ka raste kur aplikuesit bëjnë gabime në aplikim ose kanë vendosur gabim iban-in e bankës. Kjo ka bërë që paga e tyre mos të procesohet në bankë. Por ftoj biznesin dhe qytetarët që për çdo paqartësi të bëjnë ankesën”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko