Ngushtimi i arterieve koronare pothuajse gjithmonë shkaktohet nga pllakat aterosklerotike.
Kur në këto pllaka ndodhin procese të shtuara patologjike (p.sh. plasaritje të pllakës dhe formimi i trombeve në këtë rajon) arteria përnjëherë mbyllet plotësisht.
Së shpejti bëhet shkatërrimi i qelizave në rajonin të cilin e ushqen kjo arterie, pra zhvarroset nekroza ishemike e miokardit-infarkti i zemrës.
Simptomat karakteristike është dhembja e fortë në gjoks që zakonisht zgjat mbi 30 minuta. Kjo në të shumtën e rasteve përcillet me dobësi të përgjithshme, djersitje, vjellje e frikë nga vdekja.

Sulmi në zemër mund të jetë i qetë dhe të kalojë pa ndonjë simptomë. Te shumica e të sëmurëve, simptomat dhe shenjat lajmërohen pas disa orëve, ditëve ose jave para sulmit në zemër.
Shenjë e hershme e sulmit në zemër është dhembja e cila përsëritet në gjoks, gjatë ngarkesë dhe kalon pas një pushimit.
Sulmi në zemër mund të jetë i qetë dhe të kalojë pa ndonjë simptomë, te shumica e të sëmurëve, simptomat dhe shenjat lajmërohen pas disa orëve, ditëve ose jave para sulmit në zemër.
Rreziku mund të zvogëlohet nëse mbahet nën kontroll shtypja e gjakut, sëmundja e sheqerit.
Rreziku mund të rritet nga sulmi në zemër te të sëmurët që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, niveli i lartë i kolesterolit, sulmet e mëparshme të zemrës, angina e zemrës, te meshkujt, njerëzit e moshuar, duhanxhinjtë, te njerëzit e trashë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re