Një dokument është bërë publik sot në mbrëmje, ku thuhej se djali i Azem Hajdari, Kirjald Hajdari është punësuar si specialist teknik në Korporatën Energjitike Shqiptare.

Dokumenti është një kontratë pune mes KESH dhe Kirjad (Kiri) Hajdarit, me pagën prej 95.000 lekë të reja, dhe pozicionin Specialist Teknik në Tec Vlora.

Në fakt, dokumenti nuk ishte aq i rastësishëm, pasi po të shohësh të gjitha mediat online që e kanë publikuar, kanë të njëjtën fotografi të kontratës, me të njëjtin numër protokolli. Në redaksinë e Gazetës SHQIP, ky dokument mbërriti nga një email: [email protected], me një titull që Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku punëson djalin e Azem Hajdarit në KESH.

Gazeta SHQIP u interesua edhe pranë mediave të tjera që e kanë botuar këtë lajm dhe rezultoi se i njëjti dokument kishte ardhur nga e njëjta adresë. Fakti që është punësuar djali i Azem Hajdarit si specialist, nuk përbën asnjë shkelje apo abuzim. Por, nëse e shikon në një qasje tjetër, duket që sulmi ndaj djalit të Azem Hajdarit ka qënë i koordinuar.

Disa media, e kanë lidhur punësimin e Kiri Hajdarit, me “shpërblimin” ndaj Rudina Hajdarit, të motrës së Kirit, që ka braktisur Partinë Demokratike. Nuk dihet nëse ky sulm vjen nga segmente të majta, apo nga lufta brenda llojit në Partinë Demokratike.

Kjo mbetet për duhet hulumtuar se kush janë organizatorët e shpërndarjes së këtij trakti, që për çudi e kanë hedhur të gjitha mediat në të njëjtën orë.

Më poshtë dokumenti i njëjtë që kanë publikuar mediat online:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re