Kryeministri Edi Rama ka komentuar për situatën e brendshme të PD dhe përplasjet mes Lulzim Basha dhe Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kreu i qeverisë fillimisht refuzoi të flasë por më pas e konsideron këtë situatë si një telenovelë, ku dy kufoma po vallëzojnë në kurriz të mbështetësve të tyre.

Kush e “vrau” politikisht Sali Berishën? “Pse më fut tek ky Sali Berisha. Është një telenovelë e shpifur. Është shumë e turpshme. Është shumë e shëmtuar. Telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe. Faktikisht, nëse e sheh se si shpalosesh, me çfarë individësh dhe argumentesh, është e dhimbshme për këtë popull. Është një histori të marrësh, marrëzi. Përtej luftës për pushtet. Ka luftë për pushtet që bazohet në një sfidë që ka një kornizë, pra me Fatos Nanon kryeministër dhe kryetar partie në një fazë të karrierës së tij ku sipas meje, ylli i PS-së po perëndonte.

Me një njeri që bëhet sfidant dhe pretendon të marrë vendin. Këtu, në vendin tonë, pas 31 vitesh liri dhe përpjekje për demokraci, të dalë një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe damkoset si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA-së, është e rëndë dhe e dhimbvshme. Të kthehet në personin që predikon shpëtim, është tragjikomike. Unë po them që kjo është një marrëzi. Është marrëzia  dhe e tjetrit. Është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës ku do të bie Partia Demokratike. Është e shëmtuar dhe qesharake. Është shëmtuar si përmbajtje. QË shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike nongrata dhe të ketë një kufomë tjetër grata, dhe këta të hedhin vallen e tyre në kurrizin e demokratëve”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re