Adrian Uka është 39-vjeçari nga Rrësheni që ra në prangat e policisë, i akuzuar për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”, ndërsa po priste hapjen e kufijve për të trafikuar një 22-vjeçare drejt Belgjikës.

39-vjeçari rezulton emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë.

“Panorama” mëson se hetimet për të nisën pasi ishte denoncuar nga dy gra, të cilat dyshonin se Uka do t’i trafikonte vajzat për prostitucion.

39-vjeçari u gjet mbrëmë nga policia, në një pallat në ndërtim, ku kishte blerë një apartament.

Kush është Adrian Mykaj?

Më 6 janar të 2017, Adrian Uka bashkë me Elton Moriseni, morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi. Pasi e futën me forcë në makinë, ata i thanë këngëtarit se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë, në një lokal nate. Por pasi luajti disa orë muzikë, Kazanxhi kërkoi të largohet dhe të paguhet.

Por si kundërpërgjigje mori grushte e shkelma nga të dy.  Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili tha se ishte konfliktuar me të pasi i kishte ngacmuar të dashurën. Por ky pretendim u hodh poshtë nga 30-vjeçari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re