Skip to content

Kush është 52-vjeçari i shpallur në kërkim që u plagos sot në Shkodër

Tre plumba ka marrë 52-vjeçari që u plagos mëngjesin e sotëm në Shkodër.

I plagosur ka mbetur 52-vjeçari Ardjan Narkaj, i cili ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.

Mësohet se ai ishte në kërkim nga policia.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.