Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të shtunes në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një polic i burgut 313 është dhunuar nga tre persona me shkop bejsbolli.

Sipas policise, incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Arbër Labi, 36 vjeç, (ne foto) punonjës pranë burgut 313, sapo ka dalë nga banesa është goditur me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar.

Pasi e kanë dhunuar, ata i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PS: Fotoja u publikua nga Top ChannelNjoftimi i policise:
Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re