Joni Mosku është avokati që u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë.
Mësohet se Mosku së bashku me disa persona të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Përveç avokatit, Policia ka arrestuar dhe disa persona të tjerë, që kanë qënë pjesë e grupit.
Nuk dihet ende sasia e kanabisit që është sekuestruar, ndërkohë që policia po vijon me peshimin e saj.
Policia e Korçës është treguar hermetike në kryerjen e këtij operacioni, dhe në orët në vijim pritet një deklaratë zyrtare, qoftë për numrin e personave të arrestuar, qoftë edhe për sasinë e drogës që është kapur./faxweb.al
Sekuestrohet sasi e madhe kanabis në Korçë, arrestohen disa persona, mes tyre një avokat
Vijon…
…
/faxweb
