Skip to content

Kush është deputeti “rebel” nga ana e PD që bashkoi votën me Socialistët/ Sapo miratohet

Screenshot 20250227 181905 Facebook 750x375 1

Emigrantët që kanë një dokument biometrik, pasaportë apo ID shqiptare, edhe nëse ajo është e skaduar, do të mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Me 76 vota pro, Kuvendi i dha sot (27 shkurt) dritën jeshile zgjatjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të tyre biometrike, ID apo pasaportës duke ua hequr pengesën që edhe ata emigrantë që nuk i kishin rinovuar të votojnë.

Votën pro e dhanë vetëm socialistët, ndërsa opozita braktisi sallën në momentin e votimit. I vetmi që doli jashtë rreshti, qe demokrati Bujar Leskaj, që ngriti bashkë me kolegët socialistë kartonin jeshil.

Sakaq, deputeti tjetër demokrat, Qani Xhafa ka shfrytëzuar votën e tij për të abstenuar vendimin e miratuar nga mazhoranca.