Një doganier me inicialet R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, ka humbur jetën.
I infektuar me koronavirus, ai u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Dogana shqiptare i ka reaguar me anë të një postimi në facebook për rastin.
“Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19”
Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
