Skip to content

Kush është drejtori që ndërroi jetë në aksident pasi mjeti i IKMT-së doli nga rruga, dy të plagosurit nisen me helikopter drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pukë, ku ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen Mark Ndoit, 60 vjeç, i cili ishte me detyrë drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyejeve në Shkodër.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po ashtu janë punonjës të IKMT-së Shkodër dhe kanë qenë në atë zonë për inspektim.

Dy të plagosurit janë transportuar me helikopter në Spitalin e Traumes në Tiranë, pasi autoambulanca nuk mund të shkonte deri në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor.

Njëri nga të plagosurit e aksidentit është Artan Bala punonjës i IKMT Shkoder, ndërsa tjetri është punonjës i pyjeve në Bashkinë e Fushe-Arrësit.

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll.  Gj. po dergohen drejt Spitalit të   Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb