Malbora Krajku është e vetmja klarinetiste femër që luan në orkestrën frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe në orkestrën frymore të filarmonisë së Kosovës.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar si arriti deri këtu, pas 20 vitesh që merret me instrumentin e klarinetës.

Malbora ka theksuar se e gjithë jeta e saj ka qenë e lidhur me muzikën, pasi studimet që nga shkolla fillore dhe deri në master i ka kryer për këtë degë të artit.

Në fakt si klarinetiste, nuk jam e vetmja në Kosovë, ka edhe vajza të tjera që luajnë në klarinet, por momentalisht jam e vetmja klarinetiste femër që luaj në orkestrën frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe në orkestrën frymore të filarmonisë së Kosovës. Uroj shumë që edhe koleget e mia të bëhen pjesë e trupave të këtyre dy orekestrave, ku veç unë kam fatin të jem.

Ato janë ende në studime dhe nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë në konkurs, pjesa tjetër tani më që veç kanë mbaruar studimet, ndoshta nuk e kanë pasur rastin këtë herë të bëhen pjesë, por shumë shpejt ka për të pasur aplikime të reja.

Shkollimin e ultë e kam kryer në Prizren në shkollën e muzikës, duke vazhduar më tutje me shkollën e mesme, pastaj Universitetin Hasan Prishtina në Prishtinë, edhe së fundmi kam mbaruar studimet master në Universitetin e Shkupit. Ndaj tani e 20 vite unë mund të them që merrem me instrumentin e klarinetës”, u shpreh ndër të tjera ajo.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re