Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit bëri të ditur dje se në bashkëpunim me autoritetet italiane, kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike.

Gjatë aksionit, SPAK njoftoi se janë sekuestruar më shumë se 500.000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20.000 euro.

Por si nisi ky operacion?

Gazeta e njohur italiane, Corriere, shkruana se zanafilla e hetimit ishte zona e Treviglios. Strumbullarja është shqiptarja Elmonda Popa.

Biondja 38-vjeçare ishte arrestuar në mars të vitit 2021 për korrupsion me kalimin e shqiptarëve në kufi dhe favore për vota. Ajo për pak e kishte turpëruar kryebashkiakun Juri Imeri në prag të votimeve.

Popa qëndroi 20 ditë në qeli, por nga një telefonatë e saj, nisi i gjithë operacioni që solli të paktën 10 masa sigurie. Mes tyre janë dy mjekë italianë, Domenico Carriero, 65 vjeç dhe Domenico Paternico, 53 vjeç. Në arrest shtëpie është edhe një zyrtar, i quajtur Davide Luigi Vergani dhe një farmacist.

Po ashtu është arrestuar edhe Ndue Pulaj, që mendohet se është promotori i organizatës.

Në fillim të shkurtit 2021, Popa është përgjuar duke folur në telefon me Pulajn, shqiptarin 55-vjeçar.

“Vetëm që të kaloj doganën këtu, marr 600 euro,” thotë shqiptari, i cili sipas hetuesve shpjegon gjithçka në atë bisedë: si fitonte para me turizmin shëndetësor përmes certifikatave false, përfshirë kartat e shëndetit. Ai arrinte të sillte pa leje bashkëatdhetarët e tij, të cilëve iu ofroheshin ‘paketa udhëtimi’ me tarifa të sakta.

Popa ishte shumë e interesuar për këtë biznes, thuhet në dosjen me 556 faqe të autoriteteve italiane. Por pak ditë më vonë ajo do të binte në pranga. Avokati i saj thotë se ajo thjesht po mendon si të mbyllë çështjen.

“Elmonda Popa sigurisht nuk është promotore e këtij sistemi. Ajo është manipuluar. Bëri një gabim, por tani është person i lirë që po punon shumë dhe po rikuperohet mirë,” thotë ai.

Personat e arrestuar dhe ata nën hetim

Nëntë persona janë arrestuar në Itali, ndërsa 82 shqiptarë janë vënë nën hetim, pas një operacioni pjesë e të cilit ka qenë edhe SPAK, mbështetur nga Eurojust, autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Itali.

Ky grup kriminal ka shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri, pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetësor në spitalet italiane me letra false.

Mjekët e vënë nën hetim janë Edvin Prifti, Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto ndërsa biznesmenet: Aleksander Gjokaj e Ndue Pulaj

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

VIDEO/ Operacioni i SPAK, thellohet skandali, të përfshira vajza të showbiz që ofronin shërbime seksuale në këmbim të trajtimeve të shtrenjta

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re