Viktima e dytë e atentatit që tronditi Durrësin mbrëmjen e së martës është Genci Caci 33 vjeça nga Vlora. 33 vjeçari u plagos nga breshëria e plumbave në atentat, ndërkohë që po udhëtonte në një makinë tip Audi me shënjestrën e atentatit, Edison Harizaj.

 

Caci ka ndërruar jetë mbërmjen e kësaj të mërkure në spitalin e Traumës, për shkak të plagëve të marra.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e plazhit në Durrës, në vendin e njohur si ‘Rruga e Çamëve’, ndërkohë që shenjestër e këtij sulmi ishte Harizaj.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se 39-vjeçari Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend, si dhe është identifikuar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re