Guximi qytetar në Zvicër po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe për këtë ndahen edhe çmime. Pjesë e këtyre rasteve janë bërë edhe shtetas shqiptarë.
Të premten e 17 nëntorit 2017 u zhvillua në Zvicër, aktiviteti tradicional i ndarjes së çmimit për guxim qytetar që e ndan revista “Beobachter”.
Në mesin e kandidateve për të fituar çmimin kryesor ka qenë edhe shqiptari nga Shkupi, Senat Iseni.
Sipas mediave zvicerane, ai, më 5 tetor, krahas shqiptarit tjetër, Fatmir Bardh Haziri, kishte shpëtuar një foshnjë duke e nxjerrë atë nga shinat e binarëve, në momentin e fundit para se të vinte treni.
Për Isenin kjo ishte hera e tretë që po shpëtonte jetë njerëzish.
   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re