Personi i cili u plagos me plumb në këmbë pasditen e sotme në qytetin e Korçës është shtetasi Igli Qani, 30-vjeç, një person me precedent të mëparshëm penal.

Qani është arrestuar nga uniformat blu në qytetin juglindor në gusht të vitit 2019 pasi u kap duke lëvizur në qytet me armë në brezë dhe organet ligjzbatuese kishin infornacione se ai mund të kryente vepra penale.

Arrestimi i Qanit zgjati vetëm 3 ditë dhe më pas ai u la i lirë nga Gjykata.

Lirimi i tij erdhi me një vendim gjykate, në kundërshtim me provat e paraqitura për armëmbajtje pa leje dhe indiciet e Policisë se i riu mund të kryente vepras penale.

Duke e ditur këtë fakt ai ka pas daljes nga qelia ka bërë dhe ironi me mediat dhe me organet ligjzbatuese duke postuar një foto me gishtin e mesit.

Plagosja e Igli Qanit ndodhi pasditen e sotme në Korçë, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit dhe prangosjen e autorit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re