Ditën e sotme policia e Tiranës arrestoi një prej autorëve të grabitjes së Postës Shqiptare në Kamëz ndërsa një u shpall në kërkim, Elis Suçi, një emër i njohur për policinë.

Burime bëjnë me dije se i riu ka qëlluar ndaj uniformave blu, në mars të këtij viti, gjatë një tentative për ta arrestuar.

Ai ishte shpallur dhe më parë në kërkim për vjedhje dhe efektivët e kryeqytetit sapo kishin marrë njoftim për vendndodhjen e tij, kanë shkuar ta arrestojnë.

Mirëpo, Elis Suçi sapo ka parë patrullën në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz, pranë një hoteli, ka hapur zjarr drejt efektivëve, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjë prej tyre dhe asnjë këmbësor.

Ai ka arritur t’iu shpëtojë efektivëve për herë të dytë, ndërsa vijon të jetë në kërkim për ngjarjen e ndodhur dje në Kamëz, ku së bashku me Algert Kurtin grabitën Postën nën kërcënimin e armës.

Policia ka sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re