Mbrojtësi qendror i Kombëtares “Kuq e Zi” , i cili këtë sezon debuton edhe me ekipin e Romës, Marash Kumbulla pranoi se idhulli futbollist shqiptar është ish-kapiteni Lorik Cana
. Në pyetjet e fansave të tij në “Instagram”, 20-vjeçari u përgjigj prerazi se ish-kapiteni i kombëtares është lojtari i tij shqiptar i preferuar.
Ky reagim ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane, të cilat përgjigje e Kumbullës e kanë trajtuar në një mënyrë të çuditshme duke kujtuar se Cana ka luajtur për disa vite me Lazion.
Që një lojtar i Romës të ketë idhull një ish-futbollist të Lazios ngjan e çuditshme në Itali duke patur parasysh rivalitetin e madhe që kanë të dyja klubet e kryeqytetit italian.
/faxweb
