Pasi u kthye në te preferuarin e karantinës, TikTok vijon bujën dhe të jetë rrjeti social më i përdorur i momentit nga adoleshentët dhe të rinjtë. Influenca e këtij aplikacioni është aq e madhe saqë ka ndryshuar jetën e shumë të rinjve që janë bërë pesonazhe të njohur e miliarderë në një moshë të vogël.

Së fundmi, TikTok ka hequr Chiara Ferragni nga froni i italianes më të ndjekur në Instagram. Ajo ka 23.9 milionë ndjekës, duke u renditur e para në këtë rrjet sociale! Mirëpo, influencuesja, në orët e fundit, e ka humbur pozicionin e saj pasi është tejkaluar nga ylli italian i TikTok-ut, Khaby Lame, i cili është tiktokeri italian më i ndjekur.

Khaby Lame numëron 24.3 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa në TikTok, ai ka plot 75.6 milionë ndjekës. Siç thuhet në mediat italiane, fitimet e Khaby-t nga TikTok kapin një shifër të majme. Videot e tij kanë fabulën më të thjeshtë të mundshme, mirëpo kanë fituar zemrat e miliona njerëzve nga gjithë bota.






Previous articleLokalet në Dhërmi befasojne serish me çmimet. Dy kafe dhe një ujë.. me mire mos jua themi..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re