Skip to content

Kush është kjo që sot ka dy përvjetore?

Screenshot 2

Mbretëresha Elizabeth II feston sot 96-vjetorin e lindjes dhe 70-vjetorin e ngjitjes në fronin e Oborrit Mbretëror Britanik.

Në faqen zyrtare në Facebook të familjes mbretërore është publikuar një kartolinë me një foto kur mbretëresha ishte dy vjeçe.kraljica elizabeta

Në atë kohë, Princesha Elizabeth ishte vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut dhe nuk pritej të bëhej mbretëreshë. Jeta e saj ndryshoi në vitin 1936 kur xhaxhai i saj, Mbreti Eduard VIII, abdikoi dhe babai i saj u bë Mbreti George VI. Së këndejmi, princesha e re u bë trashëgimtare e supozuar.

“Pas vdekjes së trishtuar të babait të saj në vitin 1952, Princesha Elizabeth u bë Mbretëresha Elizabeth II në vetëm 25 vjeçe, dhe këtë vit ajo po feston 70 vjet në fron – i pari në historinë britanike”, tha familja mbretërore.

Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Princit Philip, Mbretëresha u vendos përgjithmonë në Kështjellën Windsor, ku supozohet se do të vizitohet sot nga anëtarët më të afërt të familjes me rastin e ditëlindjes së saj. /tesheshi.com/