Parlamenti u përfshi sërish në debatin se cili është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha apo Gazment Bardhi. Vetë Bardhi i dërgoi një shkresë kryetares së kuvendit Lindita Nikolla ku saktësohej se në grupin parlamentar të PD, nuk ka asnjë ndryshim e duke theksuar se Lulzim Basha nuk mund të jetë kryetar i këtij grupi.

 

Nga ana tjetër kreu i PD Lulzim Basha dërgoi një shkresë ku saktësonte se e gjithë kryesia e grupit parlamentar është ndryshuar.

 

LINDITA NIKOLLA

 

KRYETARE E KUVENDIT

 

“Kompetencat e kryetari të grupit i delegohen Flutura Açkës”

 

Ky njoftim u shoqërua me debate të ashpra në parlament, dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi akuzoi Partisë Socialiste se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike.

 

GAZMENT BARDHI

 

LINDITA NIKOLLA

 

“Ka 10 ditë e thotë po pres konsulencën juridike. Doni të na diktoni 50 deputetëve të opozitës që nuk do e zgjidhni ju kryetarin tuaj por ne. Prandaj ke thirrur në konsultim kryetarin e PS. Nënkryetarin e parlamentit Felaj

 

Nikolla: Nuk rrini tek vrima e çelësit…

 

Bardhi: Duhej të prisje kryetarin e grupit PD e të mos presësh lloj lloj zari në zyrë.”

 

Në pritje të një interpretimi përfundimtar ligjor se cili është kryetari i grupit Lulzim Basha apo Gazment Bardhi, sot në seancë kompetencat e kësaj detyre i ushtroi sërish Bardhi.

 

Por ndërkaq Lulzim Basha nisi sot përpjekjet për të  shtuar mbështetësi e tij brenda grupit demokrat, Merita Bakiu u largua nga grupi i drejtuar nga aleati Fatmir Mediu në mënyrë që pas 6 muajsh ti bashkohet Bashës në grupin e PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re