Deputeti Luan Baçi ka denoncuar shkeljet që sipas tij po bëhen nga përfaqësues të Partisë Socialiste në Lushnje.

Në video sipas Baçit, është Bujar Kullolli kryetar i Njësisë Vendore Allkaj në Lushnje, i cili mban në duar listat e votuesve, duke shënuar se kush paraqitet dhe kush jo për të votuar.

Teksa një qytetar afrohet për ti bërë videon, Kullolli shfaqet tërësisht indiferent, edhe pse është në shkelje të ligjit.

“Bujar Kullolli, kryetar i NJ.V. Allkaj ne shkelje te plot te ligjit!…”, shkruan Baçi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Të njëjtat video ka postuar dhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili shkruan në postimin e tij: Deputeti Luan Baçi denoncon shkelje flagrante te ligjit nga Bujar Kullolli kryetar i Njesise Vendore Allkaj ne Lushnje, i cili me lista votuesish fut duar e pista te rilindjes per te manipuluar procesin zgjedhor.

Kush eshte ky surrat, qe guxon dhe shkel ligjin.

Cfare e dine veten ca spurdhjake si ky?

Keta palaco jane te evidentuar dhe nuk i shpeton dot asgje do perballen fort me ligjin dhe shume me fort me gjykimin popullor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re