Një lojë e zhvilluar nga Electronic Arts për të konkurruar me “Fortnite” regjistroi 10 milion lojtarë në tre ditë nga debutimi.

Me “Apex Legends” EA shpreson të riprodhojë suksesin e Fortnite me një hibrid të “The Hunger Games” dhe “Minecraft” duke i dërguar njerëzit në një ishull ku duhet të luftojnë njëri tjetrin për mbijetesë.

Numri i lojtarëve të “Apex Legends” kaloi 10 milionë dhe afro 1 milion ishin duke luajtur në të njëjtën kohë ditën e Enjte tha EA.

Nga dita e Hëne lojta ishte më e ndjekur në rrjetin live stream të Twitch.

Statistika vinë pak ditë pasi EA zbriti pritshmëritë për të ardhurat pas shitjeve të dobëta të “Battlefield V.”

EA gjithashtu zhvillon titujt “FIFA”, “Need For Speed” dhe “Battlefield”. Megjithatë rritja e lojërave falas online si “Fortnite” dhe “PUBG” kanë detyruar kompaninë të rishikojë strategjinë e saj.

Uebsajti Eurogamer tha se Fornite ju deshën dy javë për të arritur 10 milion lojtarë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re