Historinë e familjes Vladi e përcollën me lot mijëra shqiptarë. Në mesin e shumë bamirësve që dhanë diçka nga vetja për familjen me 4 jetimë, ishte dhe një mërgimtar shqiptar me origjinë nga Struga e me banim në Zvicër. Ky i fundit bëri një bamirësi të madhe prej 10 mijë frangash, si kontribut për largimin nga terri i varfërisë e vuajtjeve për jetimët e familje Vladi.

I pyetur nga Elvis Naçi se çfarë e shtyu të bëjë një bamirësi kaq të madhe, mërgimtari tregoi se kur ka parë lotët e 4 jetimëve, është prekur jashtëzakonisht. Veç kësaj, nëna e shqiptarit nga Struga është bërë shtysa kryesore, siç tregoi ai vetë.

Biseda mes Elvisit e bamirësit:

Elvisi: Vëlla duan të dinë shqiptarët për familjen tuaj, çfarë ju shtyu, çfarë ju bëri të jepni një shumë kaq të madhe parash

Bamirësi: Na shtynë lotët e atyre fëmijëve, atyre jetimëve që ne të reagonin me atë shumë që dhuruam… sepse edhe nëna ime është rritur jetime. Nëna vendosi e na tha “duhet të japim për atë familje”.

Elvisi: Jemi në natë Ramazani…I madhi Zot, që shpiku e krijoji qiejt e tokën, ta begatoftë nënën me të gjitha të mirat e kësaj toke. Siç lus Zotin që të gjitha nënat shqiptare, kudo që ato janë, t’i begatojë i madhi Zot…

Bamirësi: Amin, edhe unë me ju

Bamirësi: Unë aktualisht jam në xhami… unë ju përshëndes të gjithëve, shqiptarët, juve. Shpresoj Zoti të na bashkojë e sa më shumë të ndihmojmë njëri- tjetrin

Falë bamirësisë së kësaj familje shqiptare e po ashtu qindra shqiptarëve të tjerë, të gjithë së bashku, mundëm të sjellim lot gëzimi për familjen Vladi, e cila tashmë ndodhet në një shtëpi të re dhe e asistuar me një pension.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re