Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, menjëherë sapo ishte sjellë me urgjencë në gjendje të rëndë me virozë nga qyteti I Beratit.

Ai është Vjetar Alushi, 45 vjeç.

Sipas mjekëve, pacienti kishte probleme me insuficencën respiratore dhe ishte sjellë me urgjencë nga Skrapari.

Mjekët nuk e kanë cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse siç shprehen ata, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë drejt Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re