Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, iu është përgjigjur deputetëve të opozitës të cilët hedhin akuza drejt atyre që i konsiderojnë “pengje”.

Pampuri shprehet se PD është futur me mund dhe me gjithçka morale.

Nga Foltorja e Kuvendit, ajo gjithashtu deklaroi se “ka vetëm një PD, dhe një kryetar që e ka njohur KQZ.”

 

Oriola Pampuri: Kur u bëra pjesë e PD, mendova se do pritesha si pjesë e një familje të internuar. Po nuk e di pse, ish-të përndjekurit në partinë tonë nuk i kemi me aq prioritet.

E them këtë, sepse dëgjoj kolegë të mitë që shpesh herë thonë pengje-pengje-pengje

Zotëri i nderuar, kush është peng? Unë? Agalliu, Açka?

O zotërinj, peng janë ata që ndajnë firma ndërtimi, pallate, që marrin leje ndërtimi.

Këta janë pengje, nuk jam unë.

Pengje janë ata që i sjellin në politikë shokë e shoqe të X apo Y, jo unë dhe koleget e mia. Ne kemi arritur këtu me mund, pastërti dhe gjithçka që është morale, po ndoshta kjo na bën peng të atyre që nuk iu pëlqejnë këto lloj individësh në politike

Ka vetëm një PD, ka një kryetar që e ka njohur KQZ, por që ju e mbani peng këtë Parlament, Edi Rama e mban peng këtë Parlament, se i pëlqen kjo situatë dhe ndaj këtu nuk diskutohet për Kosovën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re