Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një prononcim për mediat pak para nisjes së mbledhjes kryesisë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, tha zgjedhjet e 14 majit nuk ishin zgjedhje.

Topalli tha se opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit, duke iu referuar Lulzim Bashës.

Lidhur situatën e opozitë dhe se a duhet të ketë dorëheqje nga Sali Berisha, Topalli tha vetëm në zgjedhjet politike mund të ndodhë kjo.

Pjesë nga biseda:

Znj. Topalli kush është përgjegjës për humbjen e thellë më 14 maj?

E para, këto nuk ishin zgjedhje. E dyta, pushteti nuk do ndalet. E treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.

A duhet të ketë dorëheqje?

Në zgjedhjet politike po.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re